24 muaj nën çadër, harrohet banesa e familjes Tahiri

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 15:13

24 muaj nën çadër, harrohet banesa e familjes Tahiri

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 15:13

Familja Murati në Fushë-Milot, prej 24 muajsh jeton në çadër. Që nga nëntori i vitit 2019, tërmeti e ktheu në të pabanueshme banesën e Tahir Muratit.

Bashkëshortët, me dhimbje përshkruajnë për A2 CNN jetesën nën çadër: “Fryn erë, bie shi, çadra prishet. U bënë dy vite në çadër. Edhe në Zimbabve nuk ka njerëz që jetojnë si ne”.

Tahiri na tregon edhe arsyen se përse nuk ka pranuar që të shkojë në një shtëpi me qira, për të shmangur qëndrimin në çadër: “Nuk kam shkuar në një shtëpi për arsye të fëmijëve. Kam 3 fëmijë në shkollë. Nuk i lëvizja dot nga shkolla në shkollë, jam i detyruar që të qëndroj këtu”.

Kur u pyet se çfarë po bëhet me rindërtimin e banesës së tyre, çifti i bashkëshortëve tregohet shpresëhumbur.

Largohemi nga kjo familje me shpresën se një ditë e më parë të futen në një banesë normale, dhe për këtë kryefamiljari i sëmurë ka edhe një apel për kryeministrin: “Mendo për popullin se e ke lënë në mëshirë të fatit”.