Lotët e Neymar pas dëmtimit të rëndë, por premton: Do të rikthehem më i fortë

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 19:53
Neymar y 1280x720

Lotët e Neymar pas dëmtimit të rëndë, por premton: Do të rikthehem më i fortë

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 19:53

Paris Saint Germain në ketë sezon me shume gjasa në kampionat nuk do të ketë vështirësitë e hasura vitin e kaluar, ku u befasua nga Lille, dhe me fitoren e sotme shkon 12 pikë nga vendi i dyte Rennes.

Por sot kryeqytetasit francezë nuk mund të buzëqeshin, sepse një nga yjet e saj, braziliani Nymar, ka pësuar një dëmtim vërtet serioz dhe të dhimbshëm, edhe thjesht për t’u parë.

Dëmtimi i rëndë i Neymar

Në pjesën e dytë, 29-vjeçari pas një kontrasti vuri keq këmbën që u kthye në një formë tërësisht jo natyrale. Lotët e kampionit brazilian ishin sinjali i një dëmtimi që mund t’i kushtojë shumë francezëve, veçanërisht në Champions League.

Vetë Neymar postoi më vonë një status në Instagram ku i premton 165 milionë personave që e ndjekin aty se “do të rikthehet më i fortë se më parë”.