Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Moti i keq, reshjet dhe përmbytjet anulojnë festimet në Vlorë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 20:19 | Aktualitet

Moti në vend nuk ka shpërblyer të gjithë ata që kishin menduar të festonin Ditë ne Pavarësisë në qytetin e Vlorës.

Reshjet që kanë përfshirë vendet ishin tejet të theksuar anë qytetin bregdetar, duke detyruar autoritetet vendore për të ndërruar programin për festimet.

Në veçanti, në sheshin Pavarësia ishte i parashikuar një koncert festiv, që u anulua për shkak të përmbytjes së një pjese të mirë të rrugëve përreth.

Si pasojë, pothuajse i gjithë qyteti është bllokuar.  Aktualisht thuajse të pakalueshme janë aksi i njohur si “Albano e Romina”, lagja Pavarësia, aksi i Universitetit,  bulevardi Vlorë-Skelë,  pjesërisht edhe lagja 28 Nëntori dhe rrethrrotullimi i Skelës.

https://a2news.com/2021/11/28/bashke-por-te-ndare-autoritetet-ne-vlore-per-pavaresine-demokratet-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu