Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Napoli i jep “leksion” Lazios, 4 gola për kryesimin e Serie A

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2021, 23:02 | Futboll
Napoli i jep “leksion” Lazios, 4 gola për kryesimin e Serie A

Napoli mposht Lazion duke i dhënë një leksion ekipit të ish-trajnerit Maurizio Sarri. Napoletanët fituan me rezultatin 4-0, ndërkohë që në pjesën e dytë ata pothuajse ndaluan, pothuajse duke respektuar kundërshtarin.

Protagonist i ndeshjes ishte belgu Dries Mertens, autor i dy golave të denjë për mitin Diego Armando Maradona, tashmë pjesë përbërëse e fanellave të tyre.

Ndërkohë, Napoli kishte kaluar në avantazh qysh në minutën e 7-të, me anë të polakut Zielinski. Lazio tenton me Luis Alberto, por Ospina është i pakalueshëm, dhe Lazio, ku luajti edhe kuqeziu Elseid Hysaj pa lënë gjurmë, nuk ka më fuqi për më shumë.

Në pjesën e dytë, Napoli menaxhon ndeshjen duke bërë ndërrime, por gjen gjithsesi golin e katërt me Fabian, dhe merr tre pikët që e shndërrojnë në kryesuesen e vetme të Serie A.    

A2 CNN Livestream

Dita jonë