Skandal në Portugali, ekipi detyrohet të luajë me vetëm 9 lojtarë

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 10:53

Skandal në Portugali, ekipi detyrohet të luajë me vetëm 9 lojtarë

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 10:53

Futbolli portugez ka shënuar një nga ngjarjet më të turpshme në historinë e futbollit.

Belenenses luajti të shtunën ndaj Benfica me vetëm 9 lojtarë, pasi 14 futbollistë ishin pozitivë me Covid-19 dhe Liga nuk pranoi ta shtynte takimin.

Përveç kësaj, nga këta 9 lojtarë dy ishin portierë dhe vetëm njëri ishte i ekipit të parë, të tjerët ishin pjesëtarë të ekipit të të rinjve.

Ndeshja u braktis sapo filloi pjesa e dytë, kur një tjetër lojtar e vendasve u dëmtua dhe ekipi mbeti me 8 lojtarë.

Pjesa e parë përfundoi 7-0 për Benfica, që nuk tregoi mëshirë për kundërshtarin.

Lojtarët e Belenenses ndanë një mesazh në rrjetet sociale para ndeshjes ku thuhej: “Futbolli ka zemër vetëm nëse është konkurrues. Futbolli ka zemër vetëm nëse është vërtet sportiv. Futbolli ka zemër vetëm kur është shembull i shëndetit publik. Sot, futbolli e humbi zemrën”.

Presidenti i Benfica, Rui Costa tha se skuadra e tij nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të luante ndeshjen të shtunën: “Nuk na pëlqente të hynim në fushë në këto kushte. Benfica u detyrua, ashtu si Belenenses. Më vjen keq për atë që ndodhi sot, një kapitull i errët për futbollin portugez dhe për vetë vendin”.