Real përmbys Sevijën dhe fillon “arratisjen” në La Liga

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 23:30
real 1280x663

Real përmbys Sevijën dhe fillon “arratisjen” në La Liga

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 23:30

Real Madrid përmbys Sevilla 2-1 dhe ndodhet tashmë me distancë në krye të La Liga. Miqtë kishin mundësi të gjendeshin po ashtu në krye të klasifikimit në rast fitore, dhe  kalojnë në avantazh në minutën 12 me anë të Rafa Mir.   

Por “Los Blancos” kanë një reagim që tregon karakterin ndryshe të këtij sezoni, dhe arrijnë barazimin me anë të Benzema, pas gabimit të portierit,  duke thyer rekordin e Sevilla, që nuk merrnin gol jashtë shtëpisë prej 425 minutave.

Në pjesën e dytë, Real ka disa mundësi shënimi me Asencio dhe Vinicius, që gabon një shans të artë por nuk gabon në minutat e fundit, duke i dhënë tre pikët Realit që Ancelottit, që me 33 pikë largohet me 4 pikë nga bashkëqytetarët e Atleticos dhe Real Sociedad.