Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Përjashtohet pista e terrorizmit, policia kërkon autorin

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 11:00

Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Përjashtohet pista e terrorizmit, policia kërkon autorin

Përditësuar më: 28/11/2021, ora 11:00

Policia e Kosovës është ende në kërkim të autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit. Ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça, thotë se po hetohen disa pista për ngjarjen tronditëse, ku një autobus me nxënës shkolle u sulmua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes. Në atë ngjarje2 te rinj dhe shoferi u vranë.

“Unë nuk po i bëj ftesë, por i lëshoj një ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët. E dimë shumë mirë se kushdo që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë penale, nuk bëhet më fjalë për çfarëdo lloj solidariteti me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Prandaj, sa më parë që dorëzohet aq më mirë edhe për rrethin e tij, por aq më mirë edhe për qytetarët e gjithë Kosovës”, deklaroi Svelça.

Policia përjashton pistën e terrorizmit, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi me armë.

“Deri në këtë moment nuk kemi asnjë të dhënë, as një provë, asnjë informacion që shkon ngaakti terrorist apo nga akti që ndërlidhet me çështje religjioze”, u shpreh drejtori i Policisë Së Kosovës Samedin Mehmeti.

Ndërkohë, në nderim të viktimave të sulmit me armë, u ndezën qirinj pranë komunës së Deçanit. Aty morën pjesë qytetarë, nxënës, kryetari Bashkim Ramosaj, ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça dhe disa deputetë.