Zjarr në një banesë në Derviçan, ndërron jetë një adoleshente

Publikuar më: 28/11/2021, ora 21:35
dervican 1 1280x720

Zjarr në një banesë në Derviçan, ndërron jetë një adoleshente

Publikuar më: 28/11/2021, ora 21:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, ku gjatë mbrëmjes, për shkaqe ende të papërcaktuara, një banesë është djegur, duke i marrë jetën një 12-vjeçare.  

Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet fjalë për një vajzë me probleme shëndetësore, që banon në godinën që u dogj, dhe ndodhej e vetme në atë moment. Vajza u transportua në spitalin e qytetit, ku paraqiti probleme në frymëmarrje, por më pas gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, duke ndërruar jetë.

Forcat e rendit dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar dinamikës e zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga pajisja ngrohëse.