Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

28 apo 29 nëntori? Nika: Faktet tregojnë që në 1944 e 1945 është kremtuar 28 nëntori për të dyja festat

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2021, 20:05 | Aktualitet
28 apo 29 nëntori? Nika: Faktet tregojnë që në 1944 e 1945

Politika shqiptare vijon të mbetet e përçarë në lidhje me datat e shpalljes së Pavarësisë dhe çlirimit të vendit. Mazhoranca, por edhe presidenti Ilir Meta dhe LSI-ja i qëndrojnë datave të regjimit komunist për të kryer ceremonitë e rastit, përkundër opozitës së djathtë që festat i kremton më 28 nëntor.

Por një tjetër fakt na vjen nga historiania Nevila Nika. Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN ajo tha se në dy vitet e para pas çlirimit të vendit përkatësisht në vitet 1944 dhe 1945 të dy festat janë kremtuar më 28 nëntor. Sipas saj në këtë debat ka ndërhyrë politika.

https://a2news.com/2021/11/29/debati-per-daten-e-clirimit-eshte-i-stisur-dhe-i-percan-shqiptaret-kasmi-29-nentori-eshte-i-pacenueshem/

“Nuk ka më kuptim që të vazhdojë një debat i tillë se historianët zbulojnë dhe interpretojnë dokumentet dhe faktet. Hapja e arkivave na ka dhënë të drejtën të gjykojmë se çfarë ka ndodhur ditët e fundit të nëntorit në territorin shqiptar, por është politika që ka ndërhyrë edhe pse politikanët nuk janë historianë. Do të kishte qenë më e urtë për të rënë dakord për një datë të çlirimit të territori shqiptar nga pushtuesi. Faktet janë që në dy vitet e para 28 nëntor '44 e '45 në Shqipëri është kremtuar data 28 nëntor për të dyja festat për të dyja këto ngjarje të mëdha. Duhet ta pranojmë këtë se dokumentet flasin për një debat në këshillin e lartë antifashist nacional çlirimtar ku diskutohet edhe në rrethe më të ngushta se kaq”.

Nika thekson se do të ishte më e udhës që të pranohej si datë e çlirimit të vendit data e çlirimit të kryeqytetit. Sipas saj dy datat janë vendosur për të ndarë pavarësinë nga çlirimi, ndërsa thekson se ky debat nuk na bën nder.

“Data 28 nëntor 1912 për çdo shqiptar kudo ndodhet brenda e jashtë territorit dhe ata të Diasporës   ka qenë e do mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Ata festojnë 28 nëntorin e 12 si festë e Flamurit se është normale për ta edhe pse ngelën jashtë kufijve të Shqipërisë politike e kanë ruajtur me fanatizëm himnin e flamurit dhe simbolikën e kësaj feste. Për 29 nëntorin, duhet marrë me shumë kujdes edhe pse nuk ka dokumente. Unë e gjykoj që në atë që nëse kryeqyteti zbrazet e çlirohet nga ushtritë e huaja, çlirimi është marrja në dorë e selive qendrore të shtetit. Personalisht e kam gjykuar do të kishte qenë e udhës të ishte pranuar data 17 nëntor edhe pse 17 nëntori ka faqen e errët të vet, por ne do ta merrnim si datën e çlirimit të atdheut. Kjo duhet pranuar. Nëse do të ishte gjetur një rrugë e mesme nuk do kishte debate qesharake si estradat komike. Të ishte pranuar dhe të mos kishim këtë debat që nuk na bën nder. Është bërë më shumë për të ndarë pavarësinë nga çlirimi.

Ajo shtoi gjithashtu se vetëm në 50-vjetorin e pavarësisë iu dha vendi i merituar Ismail Qemalit se deri në atë kohë nuk përmendej në dokumente.

“Vetëm në 1962 do të merrte atë vend të merituar që i takon, deri në atë kohë nuk përmendej fare ishte inekzistent”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë