Aksident tek Unaza e Madhe, përmbyset automjeti

Përditësuar më: 29/11/2021, ora 22:36

Aksident tek Unaza e Madhe, përmbyset automjeti

Përditësuar më: 29/11/2021, ora 22:36

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku si pasojë një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Me shumë mundësi, shpejtësia dhe asfalti i rrëshqitshëm nga reshjet e orëve të fundit kanë qenë shkak i aksidentit, të ndodhur në afërsi të Kopshtit Botanik.  

Forcat e rendit kanë ardhur në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e aksidentit, ndërkohë që nuk bëhet ende e ditur gjendja e shoferit dhe pasagjerëve.