Frika nga pandemia, Zvicra voton për të mbajtur masat anti-Covid

Përditësuar më: 29/11/2021, ora 11:13
121795927 swiss 1

Frika nga pandemia, Zvicra voton për të mbajtur masat anti-Covid

Përditësuar më: 29/11/2021, ora 11:13

Qytetarët zviceranë kanë vendosur, ditën e diel, me anë të një referendumi që të mbështesin masat e vendosura nga qeveria për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Sipas rezultateve paraprake, më shumë se 60% e votuesve kundërshtuan heqjen e disa kufizimeve, përfshirë atë të pasaportës së vaksinimit.

Organizatorët e këtij referendumi kishin kërkuar heqjen e kësaj pasaporte, pasi për ta kufizonte të drejtat e njeriut.

Momentalisht, në Zvicër janë vaksinuar plotësisht rreth 66% e popullsisë kundër koronavirusit, një nga nivelet më të ulëta në Europë.

Që prej nisjes së pandemisë, qeveria i ka qëndruar besnike sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë, ku qeveria ka pak fuqi formale dhe janë njerëzit që thonë fjalën e fundit.

Masat kufizuese në Zvicër nuk qenë kurrë aq strikte sa në vendet fqinje. Njerëzit u lejuan të dilnin sa herë që donin ndërsa shkollat u mbyllën për vetëm disa javë. Por verën e kaluar, kur rastet po uleshin ndjeshëm, Zvicra nuk iu kthye lirisë së plotë, siç bënë vende të tjera.