Hetimi për mashtrim financiar, Juventus rrezikon heqjen e titujve dhe rënien në Serie B

Përditësuar më: 29/11/2021, ora 17:03
Juventus 1 1280x720

Hetimi për mashtrim financiar, Juventus rrezikon heqjen e titujve dhe rënien në Serie B

Përditësuar më: 29/11/2021, ora 17:03

Sikur vetëm akuzat e rënda të mos mjaftonin, Juventusi rrezikon shumë edhe në planin sportiv. Pas hetimit për mashtrim financiar, falsifikim të bilanceve dhe lëshimit të faturave për operacione inekzistente, të nisur nga Prokuroria e Torinos ndaj presidentit Anjeli dhe zv.presidentit Nedved, bardhëzinjtë rrezikojnë heqjen e titujve kampionë dhe zbritjen në Serie B.

Autoriteti i Shoqatave për Mbrojtjen e Konsumatorit në Itali ka deklaruar se çështja “Juventus” ka bërë të hapet vazo e Pandorës, pasi është konfirmimi i dyshimeve për një numër të lart të operacioneve financiare të dyshimta. Nën akuzë janë rritja artificiale e të ardhurave në merkato dhe përqindjet e shpërndara për menaxherët në tre sezone sportive, nga viti 2019 e deri më tani.

Bëhet fjalë për mashtrim financiar në shifrën e rreth 282 milionë euro në tre vjet. “Nëse Juventusi ka qenë në pozitë të avantazhuar përballë skuadrave të tjera nga këto operacione, atëherë është ndikuar edhe rregullsia e kampionateve të fundit. Federata dhe autoritetet duhet të ndërhyjnë, sepse përgjegjësia e individëve nuk mund të përjashtojë edhe klubin nga dënimet”, tha Marko Donceli, presidenti i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve.