Situata e reshjeve, probleme në disa akse rrugore në bashkinë e Gjirokastrës

Publikuar më: 29/11/2021, ora 11:57
gjirokaster permbytje  1280x720

Situata e reshjeve, probleme në disa akse rrugore në bashkinë e Gjirokastrës

Publikuar më: 29/11/2021, ora 11:57

Reshjet me intensitet të lartë në jug të vendit kanë krijuar probleme në disa akse në Bashkinë e Gjirokastrës.

Kështu, gjatë natës, ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar me skrep për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën. Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem, ku inertet e rëna nga lartësitë, si pasojë e shirave, kanë krijuar bllokimin e rrugës.

Momentalisht, banorët e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate, ndërsa në qytet reshjet me intensitet nuk kanë krijuar probleme për momentin.