U qëllua me armë në mes të Shkodrës, vdes në spital ish-deputeti Pashko Ujka

Përditësuar më: 29/11/2021, ora 20:59

U qëllua me armë në mes të Shkodrës, vdes në spital ish-deputeti Pashko Ujka

Përditësuar më: 29/11/2021, ora 20:59

Pas dy orësh nga atentati që iu bë pranë banesës së tij, ka ndërruar jetë në spital ish-kreu i Komunës Velipojë dhe ish-deputeti Pashko Ujka.

64-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, teksa ishte qëlluar me plumb në shpinë me armë me silenciator, në mes të Shkodrës.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit dhe ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e tij. Po kështu, janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, megjithëse moti i keq si dhe vendi mes pemëve në lulishte vështirëson qartësinë e tyre.