Blinken-Rusisë: Çdo agresion do të shkaktonte pasoja të rënda

Përditësuar më: 30/11/2021, ora 13:22
Z2XQRVD6MZNOFLD7WJ5W6XKMBM

Blinken-Rusisë: Çdo agresion do të shkaktonte pasoja të rënda

Përditësuar më: 30/11/2021, ora 13:22

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Rusinë se çdo sulm i saj ndaj Ukrainës, do të kishte pasoja të rënda.

“Çdo veprim përshkallëzues do të shqetësonte Shtetet e Bashkuara, dhe çdo agresion i ri, do të shkaktonte pasoja të rënda”, tha Blinken në një konferencë për shtyp në Letoni, ku do të organizohet një ministerial i NATO-s pikërisht për kërcënimin rus. “Nuk mjafton thjesht të konfirmojmë përkushtimin ndaj NATO-s, por të riimagjinojmë aleancën në mënyrë që të mbrohemi ndaj kërcënimeve të shekulli XXI dhe të shfrytëzojmë mundësitë e shekullit XXI”, shtoi Blinken.

Ai është zyrtari më i fundit që paralajmëron Rusinë për të hequr dorë nga ndonjë sulm i mundshëm kundër Ukrainës. Moska ka rreshtuar qindra mijëra trupa dhe armatime të shumta në kufi me vendin fqinj, por thotë se thjesht po kryen stërvitje ushtarake.

Por vetë Ukraina, dhe disa agjenci perëndimore pretendojnë se pushtimi i Ukrainës është një kërcënim real. Që prej aneksimit të Krimesë, Rusia ka mbështetur lëvizjet separatiste në krahinat lindore të Ukrainës, me të cilat Kievi është në luftë prej 7 vitesh.