Emergjenca globale nga “Omicron”, çfarë duhet të dimë për variantin afrikan të Covid-19?

Përditësuar më: 30/11/2021, ora 10:23

Emergjenca globale nga “Omicron”, çfarë duhet të dimë për variantin afrikan të Covid-19?

Përditësuar më: 30/11/2021, ora 10:23

Mjekët e Afrikës së Jugut identifikuan një variant të ri të koronavirusit, i cili më pas u emërtua Omicron, sipas një shkronje të alfabetit grek, duke e rikthyer pandeminë sërish në vëmendje të mbarë botës.

Sipas tyre, ky variant ka shkaktuar një rritje të numrit të infeksioneve me koronavirus në Gauteng, provinca më e populluar e vendit.

Varianti duket se ka një numër të lartë mutacionesh, rreth 30, fakt që mund të ndikojë te lehtësia me të cilën Omicron përhapet te njerëzit. Shkencëtarët dinë se Omicron është gjenetikisht i ndryshëm nga variantet e mëparshme, duke përfshirë variantet Beta dhe Delta, por nuk e dinë nëse këto ndryshime gjenetike e bëjnë atë më të transmetueshëm apo më të rrezikshëm.

Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se varianti shkakton simptoma më të rënda të sëmundjes. OBSH-ja thotë se do të duhen javë për të gjetur nëse ai është më infektues apo nëse vaksinat janë efektive për ta luftuar atë.

Edhe pse mbetet ende e paqartë se ku u shfaq për herë të pare variant i ri, Danimarka u bë shteti i fundit europian që konfirmoi raste me Omicron. Më herët edhe Holanda, Gjermania, Republika Çeke, Britania e Madhe, Australia, Hong-Kongu dhe Belgjika njoftuan se kishin identifikuar variantin shqetësues, me shkencëtarët në Itali që publikuan edhe një foto të tij. Gjithashtu, Franca beson se Omicron mund të jetë duke qarkulluar në vend.

Të premten, OBSH-ja e përcaktoi atë si një “variant që përbën shqetësim”. Marrë shkas nga kjo, një sërë shtetesh, si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Izraeli, Italia, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë njoftuar se nuk do të lejojnë fluturimet nga shtetet e Jugut të Afrikës, e shumë të tjera po vendosin kufizime në udhëtime.

Qeveria e Afrikës së Jugut tha se vendi po trajtohej në mënyrë të padrejtë dhe u kërkoi vendeve të tjera të rishqyrtojnë vendimet e tyre për ndalimin e udhëtimeve.

Ndërkaq, varianti i ri ka alarmuar edhe bursat ndërkombëtare, me ato aziatike, që kanë humbur disa pikë.

Ministrat e shëndetësisë të G7 do të mbajnë një takim urgjent të hënën në lidhje me variantin e ri Omicron, i cili po përhapet në të gjithë botën dhe po detyron mbylljen e kufijve, ndërsa ekspertët po përpiqen të përcaktojnë nivelin e kërcënimit që paraqet lloji i ri.

Ministrat e shëndetësisë të G7 mbajtën një takim urgjent të hënën në lidhje me variantin e ri Omicron i cili po përhapet në të gjithë botën dhe po detyron mbylljen e kufijve, ndërsa ekspertët po përpiqen të përcaktojnë nivelin e kërcënimit që paraqet lloji i ri.