Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Masa ndëshkuese në Europë, Austria gjobit refuzuesit e vaksinave me mbi 7 mijë euro

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 14:47 | Bota
Masa ndëshkuese në Europë, Austria gjobit refuzuesit e vaksinave

Shumë vende të Europës po planifikojnë të zbatojnë ndëshkime ndaj qytetarëve që refuzojnë vaksinat anti-covid.

Shumat për t’u paguar janë të konsiderueshme. Austria do të nisë fushatën e vaksinimit të detyruar më 1 shkurt dhe ata që refuzojnë imunizimin rrezikojnë gjobë deri në 3600 euro.

Kjo shumë mund të shkojë deri në 7200 euro nëse refuzimi i vaksinës përsëritet. Ministria e Shëndetësisë e konsideroi një masë të domosdoshme për shkak të nivelit të ulët të vaksinimit, që është rreth 70 për qind.

Ndërkohë, Greqia bëri të detyrueshëm vaksinimin e të gjithë qytetarëve mbi 60 vjeç. Ata që refuzojnë do të gjobiten me nga 100 euro çdo muaj. Kjo masë do të zbatohet duke nisur nga 16 janari.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli