Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Salah fiton “Golden Foot”, çmimin e tërheq bashkëshortja

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 13:48 | Futboll
Salah fiton “Golden Foot”, çmimin e tërheq

Mohamed Salah nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë, sepse ndodhej në Principatën e Monakos, për çmimin “Golden Foot”.

Bëhet fjalë për një trofe për futbollistët mbi 28 vjeç, të cilët kanë spikatur për rezultatet sportive, në nivel individual dhe ekipor, por edhe për personalitetin.

Pasi u paraqit në event, Salah u detyrua të largohej nga Montekarlo për t’u kthyer në Angli, përpara se të hynte në fuqi afati kur çdo udhëtar duhej të karantinohej.

Çmimi u tërhoq nga bashkëshortja e yllit të Liverpool, që duke u larguar përpara kohe do të jetë në gjendje të luajë në derbin e 1 dhjetorit ndaj Everton. Përveç Salah, me çmimin legjenda të Golden Foot u vlerësuan edhe Dani Alves e Maldini. Vitin e kaluar ky vlerësim u dha për Cristiano Ronaldo, teksa Lionel Messi ende nuk e ka fituar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë