Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trafik droge dhe pastrim parash, jepet dënimi për gruan e “El Chapo”

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 22:26 | Bota

Bashkëshortja e Joaquín “El Chapo” Guzmán është dënuar me 3 vite burg, ndërkohë që prokurorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin kërkuar gjykatës që ta dënoin Emma Coronel Aispuro me 4 vite burg.

Gruaja e trafikantit meksikan, e cila është martuar me “El Chapo” që në moshën 17-vjeçare, do të duhet të kthejë edhe 1,5 milionë dollarë që dyshohet se i ka krijuar nga aktivitetet e saj kriminale.

Si pjesë e marrëveshjes me prokurorët, Coronel Aispuro pranoi gjithashtu se vepronte si korriere midis Guzman dhe anëtarëve të tjerë të kartelit Sinaloa, ndërsa ai mbahej në burgun Altiplano të Meksikës pas një arrestimi në vitin 2014.

31-vjeçarja u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” në Virxhinia dhe u akuzua se ka ndihmuar bashkëshortin e saj për të drejtuar kartelin famëkeq të Sinaloas. Zyrtarët e FBI-së thanë se Coronel ndihmoi për të shpërndarë kokainë dhe në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

A2 CNN Livestream

Dita jonë