Fashion Awards 2021, triumfon stilistja shqiptare Nensi Dojaka

Përditësuar më: 1/12/2021, ora 12:12

Fashion Awards 2021, triumfon stilistja shqiptare Nensi Dojaka

Përditësuar më: 1/12/2021, ora 12:12

Eventi prestigjioz i Fashion Awards është rikthyer nën drejtimin e aktorit Billi Porter. Nata më e rëndësishme e modës, erdhi pas një viti mungesë në tapetin e kuq. Yjet u mblodhën në Londër për të përfaqësuar denjësisht veshjet e tyre dhe arritjet më të mëdha të krijuesëve në këtë industri.

Mes fituesve ishte dhe shqiptarja Nensi Dojaka, e cila u vlerësua me çmimin prestigjioz si stilistja e vitit për talentet e reja, në Britaninë e Madhe.

Stilistja nga Kosova, e njohur më së shumti për modelet e saj ekstravagante të veshjeve, me prerje të ndërlikuara, ka arritur kështu të marrë vëmendjen e gjithë botës së modës.

Eventi, nderon të gjithë dizajnerët nga Britania dhe e gjithë bota, prandaj momenti më madhështor dhe që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte padyshim tapeti i kuq.

Themeluar në vitin 1989, ky event feston kontributin e dizanjerëve, artistëve, modeleve dhe ikonave të stilit që janë të njohur për ndikimin e tyre në agjendën globale të modës.

Dua Lipa, Demi Moore, Kris Jenner, Adriana Lima dhe Priyanka Chopra ishin ndër të ftuarat e famshme që morën pjesë në event, ku nuk mungoi as nderimi për Virgil Abloh, dizajnerin që u nda ngajeta në moshën 41-vjeçare, dhe që u nderua si një lider i ndryshimit brenda industrisë.