Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Futboll mes baltës dhe ujit, fushat skandaloze na bëjnë qesharakë në gjithë botën

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 12:45 | Futboll
Futboll mes baltës dhe ujit, fushat skandaloze na bëjnë

Nëse Kategoria Superiore ka problemin e ndeshjeve në fushë asnjëanëse, por me terrene të përshtatshme, kategoritë e ulëta të Shqipërisë janë lënë në harresë.

Fushat janë të mbushura me baltë, apo të përmbytura nga uji. Edhe pse aty nuk mund të luhet futboll, gjatë fundjavës që lamë pas ndeshjet janë zhvilluar dhe kjo na ka kthyer në qesharakë në sytë e botës.

Më specifikisht ndeshja e Kategorisë së Dytë, ndërmjet Përmetit dhe Labërisë, e fituar 2-0 nga miqtë. Terreni i mbushur me ujë, topi që praktikisht nuk kërcente dhe futbollistët që vuanin për ta shtyrë.

Imazhet u bënë ndërkombëtare nga faqja e mirënjohur 433, e cila në mënyrë tallëse shkruante “fusha duket e shkëlqyer, le të luajmë”.

Ajo në Përmet nuk ishte pamja e vetme e papërshtatshme që rezervoi futbolli shqiptar. Në Gjirokastër, ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Flamurtarit u luaj mes baltës, duke kthyer në memorie kushtet skandaloze të viteve të para post-komunizmit.

Imazhe me fushë të përmbytur u regjistruan edhe në ndeshjen e Kategorisë së Parë ndërmjet Besës dhe Tomorit. Terreni që ngjasonte më tepër me një pishinë, është realiteti që përjeton futbolli shqiptar, larg shkëlqimit, luksit dhe stadiumeve të reja që prezantohet në kampionatin elitar.

Dhe këto imazhe që na bëjnë qesharakë nëpër botë përfaqësojnë 90 për qind të skuadrave, futbollistëve dhe tifozëve në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë