Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Interi bën detyrën, Roma i largohet zonës Champions

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 20:45 | Futboll
Interi bën detyrën, Roma i largohet zonës Champions

Interi mund 2-0 Spezian dhe vijon në trendin e saj pozitiv në Serie A.

Zikaltrit dominuan në pjesën më të madhe të lojës, por mbrojtja e miqve, rezistoi mjaft mirë deri në minutën 36, atu ku djemtë e drejtuar nga Simone Inzaghi finalizuan me mesfushorin Gagliardini, shpesh herë të kritikuar nga tifozeria, një aksion të bukur kolektiv.

Gjithsesi, Spezia ka një rast të artë në fund të pjesës së parë, ku Handanovic kryen mrekullinë.

Në pjesën e dytë, kampionët në fuqi të Italisë menaxhojnë situatën, duke vulosur rezultatin vetëm me penallti, me anë të Lautaro Martinez.

Interi ngjitet në kuotën e 34 pikëve, duke kaluar Milanin dhe vetëm një pikë nga Napoli, që sot do të luajnë me Genoa dhe Sassuolo.

Ndërkohë, humb edhe Roma e Mourinjos. Me Marash Kumbullën në stol, ekipi kryeqytetas mposhtet nga goli i Svanberg në Bolonja, duke iu larguar zonës Champions.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani