“Parajsa” e kriminelëve shqiptarë, me 30 mijë euro fitonin një identitet të ri në Greqi

Publikuar më: 1/12/2021, ora 20:07

“Parajsa” e kriminelëve shqiptarë, me 30 mijë euro fitonin një identitet të ri në Greqi

Publikuar më: 1/12/2021, ora 20:07

Të paktën 3 mijë emigrantë, shumica e të cilëve ishin shtetas nga Republika e Shqipërisë dhe kryesisht ata që kishin probleme me drejtësinë, kanë përfituar dokumente identifikimi false në Greqi, duke paguar nga 30 mijë euro për një emër dhe mbiemër të ri.

Kjo rezulton nga hetimet e agjencive ligjzbatuese të shtetit fqinj, të cilat orët e fundit identifikuan 34 policë të përfshirë në këtë skemë, 10 prej të cilëve janë arrestuar, disa noterë, avokatë, zyrtarë të pushtetit vendor, sekserë dhe shtetas të tjerë grekë.

Deri më tani janë konfiskuar 600 mijë euro, por nga muaji prill i vitit 2013 deri më nëntor të këtij viti fitimet e këtij qarku falsifikatorësh duket se i kalojnë 5 milionë euro.

Skema ishte e thjeshtë: Mjaftonte një deklarim i rremë për humbjen e dokumenteve të identitetit dhe më tej pjesëtarët e rrjetit lëshonin karta identiteti false për çdo emigrant të interesuar.

Me këtë dokument ata mund të merrnin pasaportë, të lëviznin lirisht në vendet e Shengenit, të merrnin patentë për drejtim mjeti, të drejtë qëndrimi apo dhe lejë pune.