Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Publikohen pamjet, dy persona me shkopinj bejsbolli tentojnë t’i grabisin makinën yllit të Arsenalit

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 10:34 | Futboll

Janë publikuar pamjet e një tentative grabitjeje të ndodhur në muajin gusht të këtij vitit, ku dy persona të maskuar me shkopinj bejsbolli tentuan t’i marrin makinën futbollistit brazilian të Arsenalit, Gabriel, në Barnet, në veri të Londrës.

Nga pamjet e publikuara nga Daily Mail, futbollisti duket teksa përballet me një prej grabitësve. Gabriel dhe një shok i tij, u ndoqën nga dy grabitës deri në momentin që ata e futën makinën në garazh. Një nga autorët, Abderaham Muse, kërcënoi me shkop bejsbolli brazilianin, i cili reagoi duke e goditur atë në fytyrë dhe shmangur grabitjen, edhe pse pak më herët i kishte dhënë orën dhe çelësin e makinës.

Abderaham Muse u dënua me 5 vjet burg muajin e kaluar, pasi policia e identifikoi atë përmes ADN-së që iu gjet në kapelën e lënë në vendngjarje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë