Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Seria A, Napoli frenohet nga Sassuolo, Milan kthehet te fitorja

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 22:50 | Futboll
Seria A, Napoli frenohet nga Sassuolo, Milan kthehet te fitorja

Napoli është ndalur në transfertë nga Sassuolo, në një ndeshje ku po kryesonte 0-2.

Ekipi i drejtuar nga Spalletti shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, me anë të Fabian Ruiz (51’) dhe Mertens (60’), por nuk arriti të ruante avantazhin e dyfishtë.

Por, vendasit u kundërpërgjigjën me Scamacca (72’) dhe Ferrari (89’), ndërkohë që shënuan edhe golin e përmbysjes së madhe me Defrel, në minutën e tretë shtesë, por që u anulua nga arbitri për një faull, që u akordua pas rishikimit me VAR.

https://a2news.com/2021/12/01/interi-ben-detyren-roma-i-largohet-zones-champions/

Ndërkohë, Milan fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Genoas, me gol të Ibrahimovic dhe dygolësh të Junior Messias, i cili debutonte si titullar me fanelën kuqezi. Ekipi i Piolit kthehet te fitorja në kampionatin italian pas dy humbjeve radhazi (ndaj Fiorentinës dhe Sassuolos).

Me këto rezultate, Napoli ruan kryesimin e Serisë A me vetëm një pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë dhe Interi i vendit të tretë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli