Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Ballkani Perëndimor është i kërcënuar”, Johnson emëron ish-komandantin e NATO-s si të dërguar special

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 10:43 | Ballkani
“Ballkani Perëndimor është i kërcënuar”,

Mbretëria e Bashkuar ka emëruar Marshallin e Forcave Ajrore, Sir Stuart Peach, si të dërguarin e ri special për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin zyrtar të qeverisë britanike, thuhet se ky emërim është bërë nga kryeministri Boris Johnson, si pjesë e përkushtimit të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe prosperitet në rajonin tonë. Sir Stuart Peach, merr këtë detyrë të re, pasi dha dorëheqjen, në fillim të këtij viti, nga posti i Shefit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, një pozicion që mbante prej vitit 2018.

“Si i dërguar special, Sir Stuart do të punojë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të forcuar stabilitetin në rajon dhe forcimin e institucioneve demokratike. Sa i përket Serbisë dhe Kosovës, do të punojë me partnerët tanë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Pas emërimit, kryeministri Boris Johnson tha: “Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh të sigurisë dhe stabilitetit prej dy dekadash. Kemi përgjegjësi që të bëjmë gjithçka mundemi për të ruajtur atë që kemi arritur përmes dialogut. Nuk mund të lejojmë të kthehet dhuna dhe ndarja e së kaluarës. Përvoja e Sir Stuart do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe promovuar integrimin euro-atlantik të këtij rajoni kyç”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë