Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Fati i Peng Shuai, WTA pezullon turnetë tenistike në Kinë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 08:08 | Sporte të tjera
Fati i Peng Shuai, WTA pezullon turnetë tenistike në Kinë

Shoqata e Tenisit të Grave njoftoi pezullimin e menjëhershëm të të gjitha turneve në Kinë për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tenistes kineze, Peng Shuai.

35-vjeçarja Peng u zhduk nga publiku për tri javë, pasi akuzoi një zyrtar të lartë kinez për sulm seksual.

Shefi i WTA, Steve Simon, deklaroi se ka dyshime serioze se Peng ishte e lirë, e sigurt dhe nuk po kërcënohet. “Me ndërgjegje të pastër, nuk e shoh se si mund t'iu kërkoj sportistëve tanë të garojnë atje”, tha Simons.

WTA ka kërkuar vazhdimisht një hetim të plotë mbi pretendimet e Peng.

Kishte një shqetësim të gjerë për tenisten pasi ajo akuzoi ish-zëvendëskryeministrin, Zhang Gaoli, për sulm seksual.

Ajo tha se ishte e sigurt dhe mirë gjatë një bisede video në nëntor me presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach. Megjithatë, WTA shprehet se kjo video ishte e pamjaftueshme për të konfirmuar sigurinë e saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani