Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama prezanton "bashkëqeverisjen": Do të kalojë në Kuvend, zgjidh 90% të problemeve të qytetarëve

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 19:55 | Politikë
Rama prezanton "bashkëqeverisjen": Do të kalojë në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Elbasan takimin e parë me qytetarët për platformën e bashkëqeverisjes për të cilën tha se do të zgjidhë 90% të problemeve të qytetarëve. Ndonëse nga presidenti Meta u konsiderua antikushtetues, kryeministri tha se ky projektligj do të votohet në Kuvend pa asnjë ndryshim

Presidentit Meta, që e cilësoi si antikushtetues projektligjin për bashkëqeverisjen, kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur me një event të posaçëm të organizuar në Elbasan pikërisht për të prezantuar si do të funksionojë platforma e bashkëpunimit me qytetarët.

“Ligji do të miratohet ashtu siç është pavarësisht kthimit”.

Bashkëqeverisjen kryeministri e prezantoi si zgjidhjen e 90% të problemeve të qytetarëve në lidhje me administratën.

“90% e të gjithë problematikës të këtyre marrëdhënieve kemi në dorë ta zgjidhim me pak vullnet të mirë dhe me gatishmërinë e qytetarëve për të bërë një ndryshim shumë të thjeshtë në këto marrëdhënie, duke mos shkuar në zyra për të marrë shërbime. 2022, jo më sportele”.

Banorëve të Elbasanit u foli me shembuj konkretë.

Projektligji për Agjencinë e Bashkëqeverisjes parashikon edhe një sistem vlerësimi ku qyetetarët do mund të japin notën e tyre për shërbimet dhe drejtuesit e institucioneve të cilave u janë drejtuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu