Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 13:29 | Kronikë
SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin dhe

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Ata akuzohen për ngjarjen e 11 tetorit 2017 në Lushnjë, ku në përpjekje për të eliminuar nipin e Aldo Bares, u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.

Në mars të këtij viti, Orges Bilbili u dënua me 5 vite burg, pasi u cilësua fajtor për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, të punonjësit të policisë në momentin e arrestimit të tij. Më 10 prill 2020, teksa ishte në kërkim për akuzën e vrasjes, Orges Bilbili u plagos me armë zjarri nga një punonjës policie. Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Bilbili u qëllua pasi dyshohet se i drejtoi pistoletën policit që deshi ta ndalojë për t’i verifikuar lejen e lëvizjes në ditë karantine, pa ditur se kishte të bënte me një të kërkuar.

https://a2news.com/2021/03/10/denohet-me-5-vite-burg-orges-bilbili/
https://a2news.com/2020/11/09/hakmarrja-per-banden-e-lushnjes-laert-haxhiu-e-orges-bilbili-dy-beteja-paralele-me-drejtesine/
https://a2news.com/video/forcat-shqiponja-perplasen-me-orges-bilbilin-dy-te-plagosur/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli