Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dorëhiqet kreu i PD në Lezhë, Basha komandon përkohësisht Agron Gjekmarkajn

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 14:28 | Politikë
Dorëhiqet kreu i PD në Lezhë, Basha komandon

Kreu i degës së PD-së të qarkut Lezhë, Zef Gjoka, ka dhënë dorëheqjen nga ky post që e mbante prej vitit  2018.

Gjoka tregoi për A2 CNN se arsyeja e dorëheqjes ishte rezultati i zgjedhje të 25 prillit të Partisë Demokratike, të cilat sipas tij, ishin shumë larg pritshmërive të kësaj dege, teksa konfirmoi se do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha.

Ai thekson se dorëheqja është bërë që në muajin shtator. Por, kreut demokrat, Lulzim Bashës, i janë dashur 4 muaj kohë që ta zëvendësojë Gjokën, duke komanduar përkohësisht Agron Gjekmarkajn.

Në dilemën e madhe që ka ndarë demokratët, Gjekmarkaj është rreshtuar krah Bashës. Ndërkohë, në selinë e Partisë Demokratike vijon “tradita” e leximit të emrave të delegatëve që kanë firmosur për kuvendin e Berishës.

Vora, Kavaja dhe Rrogozhina, bënë të ditur se shumica e delegatëve të këtyre degëve kanë nënshkruar me vullnet të lirë për Kuvendin e 11 dhjetorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani