Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjirokastra muzeale, rrugicat me kalldrëme kthehen në përrenj me inerte

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 16:06 | Sociale
Gjirokastra muzeale, rrugicat me kalldrëme kthehen në përrenj me

Kanalet dhe gropat e lëna të hapura nga firma që ka marrë përsiper të realizojë rikonstruksionin e linjës së ujësjellësit, i kanë kthyer rrugicat me kalldrëme në pjesën muzeale të Gjirokastrës në shtretër përrenjsh me inerte.

Përveç pamjes që ofrojnë këto kalldrëme në këto dite me reshje, situata eshtë kthyer në shqetësim edhe për banorët si dhe për lëvizjen e mjeteve.

I kontaktuar nga A2 CNN kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, thotë se përgjegjësia është tërësisht e firmës zbatuese të projektit, ndaj së cilës është vendosur edhe një masë administrative për vonesat e pajustifikueshme në përfundimin e punimeve. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë