Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Habit Presidenti i Barcelonës: Në ekip kemi një më të mirë se Mbappe

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 21:46 | Futboll

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi në një intervistë për “TV3” se po punon fort për rinovimin e kontratës me Dembele, pasi e konsideron lojtar më të mirë edhe se Kylian Mbappe.

“Ai kërkon të qëndrojë me ne, edhe ne e duam këtë gjë. Po negociojmë intensivisht me agjentët e tij, të cilët duan më të mirën për futbollistin. Mua më pëlqen shumë ai, është më i mirë se Mbappe”, tha Laporta.

24-vjeçari francez u ble nga Borussia Dortmund për 135 milionë euro, por dëmtimet e shumta kanë bërë që për asnjë moment të mos shkëlqejë me klubin katalanas.

Por, duket se Presidentit të Barcelonës nuk i ka humbur ende shpresa te sulmuesi i krahut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu