Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gafa me zëvendësimet, FIFA shpëton Cuper, vendi afrikan konfirmohet në playoff

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 16:15 | Futboll
Gafa me zëvendësimet, FIFA shpëton Cuper, vendi afrikan

Ishte padyshim ngjarja më e bujshme e kualifikueseve të Botërorit 2022. Përfaqësuesja e Republikës Demokratike të Kongos fitoi 2-0 duelin direkt me Benin-in dhe siguroi vendin në fazën playoff të Afrikës.

Por, gara për një biletë në eventin më të rëndësishëm, rrezikohej nga gabimi teknik i trajnerit Hektor Raul Cuper.

Ish-tekniku i Interit kishte kryer një zëvendësim më tepër nga ajo që parashikon rregullorja e re në situatën pandemike. Episodi dukej se do të penalizonte Kongon, por FIFA vendosi se gabimi ishte i arbitrit të katërt.

Për këtë arsye, rezultati i ndeshjes mbetet në fuqi dhe Kongo do të luajë në playoff.

A2 CNN Livestream

Dita jonë