Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Përplasja “mbretërore” shpërblen Madridin, “arratiset” në La Liga

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 23:24 | Futboll
Përplasja “mbretërore” shpërblen Madridin,

Real Madrid ka marrë një fitore ndoshta vendimtare për të siguruar kreun e kampionatit në La Liga. Djemtë e Carlo Ancelottit kanë fituar në terrenin e vështirë të Real Sociedad, ekipi i Adnan Januzajt, me rezultatin 0-2, falë golave të të përhershmit Vinicius dhe të Jovic, që po i rikthehet formës së dikurshme.

Humbja e njëkohshme e Sociedad dhe  Atletico Madrid bën që ekipi kryeqytetas të marr arratinë në renditje, ndërkohë që tani vendi i dytë është i zënë nga Sevilla që fitoi 1-0 kundër Villareal dhe ka 8 pikë distancë, ndërkohë që surpriza Betis sot fundosi Barcelonën në Camp Nou dhe ndodhet një pikë pas, ndërkohë që ekipi i Xavit mbetet tejet larg, plot 16 pikë më pak.

A2 CNN Livestream

Dita jonë