Ulen temperaturat, dita me kthjellime dhe vranësira

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 08:11 | Aktualitet
Ulen temperaturat, dita me kthjellime dhe vranësira

Orët e para të ditës së shtunë mbeten me kthjellime dhe vranësira të cilat sjellin reshje të izoluara në zonat jugore, por duke iu afruar mesditës kthjellimet fuqizohen në të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime e vranësira kalimtare deri pas mesnatës kur reshjet rikthehen në territor.

Temperaturat e ajrit ulen me rreth 2°C në të dy vlerat ditore duke variuar nga 1 në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës me drejtim verior ndërsa dallgëzimi në bregdet ulet në 2-3 ballë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani