E ardhmja është e bukur, apo e frikshme? Vjen në jetë roboti njerëzor

Përditësuar më: 5/12/2021, ora 14:09

E ardhmja është e bukur, apo e frikshme? Vjen në jetë roboti njerëzor

Përditësuar më: 5/12/2021, ora 14:09

Inxhinierët e robotëve në “Engineered Arts”, kanë ndërtuar një robot shumë të ngjashëm me njeriun, të cilin e kanë quajtur “Ameca”. Në një video të shkurtër të publikuar nga vetë kompania, duket momenti kur roboti “zgjohet nga gjumi” dhe habitet duke parë duart e veta.

“Ameca” ka lëkurë ngjyrë gri, për të cilën shkencëtarët pohojnë se është zgjedhur në mënyrë që të mos shkaktojë mërzi me karakter racor. Kompania e përshkruan atë si “robotin më të avancuar në botë në formë njeriu”.

“Arsyeja pse e bëmë robotin të dukej si një njeri është që ndërveprojë me njerëzit. Fytyra njerëzore është një mjet komunikimi gjigant, dhe prandaj ne ndërtuam këta robotë tepër ekspresivë”, tha për Reuters themeluesi i kompanisë, Will Jackson. “U përpoqëm që të ishim neutral sa i përket gjinisë dhe racës. Donim vetëm të bënim diçka me karakteristikat bazike njerëzore, pa i shtuar gjë tjetër”.

“Ameca” është përfundimi i një pune 15-vjeçare. Një robot do të kushtojë 133 mijë dollarë.