Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Forcohet koalicioni i Zaev, Partia Alternativa i bashkohet qeverisë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 10:55 | Ballkani
Forcohet koalicioni i Zaev, Partia Alternativa i bashkohet qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev duket se ka gjetur një mbështetje të re për koalicionin e tij qeverisë në Maqedoninë e Veriut, pas largimit të lëvizjes Besa që kërcënoi rëndë mbijetesën e kësaj qeverie.

Partia Alternativa vendosi të bëhej pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që drejtohet nga kryeministri Zaev duke i shtuar kësaj aleance dhe 4 deputetë dhe forcuar në këtë mënyrë mazhorancën.

Alternativa, e drejtuar nga Afrim Gashi, deri tani ishte në opozitë me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa deputetët e saj ishin edhe nënshkrues të nismës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, më 11 nëntor.

“Alternativa ka vendosur të jetë pjesë e shumicës parlamentare dhe të jetë pjesë e Qeverisë. Vlerësojmë se mbyllja e kontestit me Bullgarinë, nuk është vetëm se qëllim shtetëror, por edhe shqiptare, pasi me mbylljen e kësaj çështjeje, hapet rruga e integrimit evropian”, tha zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se Alternativa do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, si dhe pritet të ketë dy apo tre poste zëvendësministrash.

A2 CNN Livestream

Dita jonë