Shndërrimi mbresëlënës i Dubait, nga vitet ’70 e deri më sot

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 11:57 | Lifestyle

Nga qiellgërvishtësit më të lartë në botë e deri te luksi marramendës, Dubai njihet, në të gjithë botën, për arkitekturën dhe jetesën e tij unike. Qyteti, dikur i shkretë, nisi të shndërrohej për t'u bërë një vend i mrekullive arkitekturore, në mesin e viteve ‘70, kur filloi dhe ndërtimi i Qendrës Botërore të Tregtisë në Dubai.  

Rreth 200 vjet më parë, Dubai ishte thjesht një qytezë e vogël peshkimi, por nga fundi i viteve 1960, nisi të hidhte themelet e veprave të tij të para, dhe në pak kohë arriti të shihte një progres të jashtëzakonshëm.

Një ekspozitë e titulluar "Off Center / On Stage", paraqet një Dubai të vjetër, përmes fotografive të shkrepura midis viteve 1976 dhe 1979, nga arkitektët britanikë Stephen Finch dhe Mark Harris, por dhe imazhe të tjera që shfaqin një Dubai krejt ndryshe nga ai sot. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/02/transformimi-magjepses-i-kryeqytetit-te-katarit-gjate-50-viteve-te-fundit/
https://a2news.com/2021/04/24/jo-vetem-dubai-dhe-abu-dhabi-zbuloni-emiratet-qe-nuk-i-njeh-askush/

A2 CNN Livestream

Latest Videos