Vaksinimi, qytetarët të interesuar të marrin dozën përforcuese anticovid

Publikuar më: 5/12/2021, ora 14:44

Vaksinimi, qytetarët të interesuar të marrin dozën përforcuese anticovid

Publikuar më: 5/12/2021, ora 14:44

Mesazhet sensibilizuese për dozën e tretë përforcuese të vaksinës anticovid duket se kanë pasur jehonë të madhe dhe efekti shfaqet në pikën më të madhe të vaksinimit, stadiumin “Air Albania”, ku fluksi i të interesuarve ishte i konsiderueshëm.

Vetë qytetarët janë sensibilizuar se duhet edhe një dozë e tretë. Të huajt gjithashtu paraqiten për dozën përforcuese.

Ministria e Shëndetësisë e ka konstatuar shtimin e të interesuarave për dozën e tretë. Por ka edhe nga ata që vaksinohen përherë të parë, të detyruar nga rrethanat.

Fushatat e ndërgjegjësimit për sa më shumë vaksinime gjejnë mbështetje nga qytetarët, të cilët gjithashtu apelojnë të njëjtën gjë.