Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kuvendi i Kosovës një minutë heshtje në nder të Bob Dole, serbët qëndrojnë ulur

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 15:21 | Kosova
Kuvendi i Kosovës një minutë heshtje në nder të Bob

Kuvendi i Kosovës mbajti një minutë heshtje në homazh të senatorit amerikan, Bob Dole, i cili humbi jetën nga sëmundja e rëndë.

Të gjithë deputetët e pranishëm në sallë u çuan në këmbë, me përjashtim të ligjvënësve të Listës Serbe, të cilët qëndruan ulur. Kërkesa për një minutë heshtje në nder të senatorit Dole u bë nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili e konsideroi atë një mik të madh të Kosovës.

Pas nderimit të Bob Dole, deputetët iu rikthyen zhvillimit normal të seancës parlamentare. Gjatë punimeve, ligjvënësit miratuan dhe dy marrëveshje ndërkombëtare.

https://a2news.com/2021/12/05/ndarja-nga-jeta-e-senatorit-bob-dole-meta-thellesisht-i-pikelluar-per-humbjen-e-mikut-te-madh-te-shqiptareve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë