Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Marrëveshja me Alternativën, Zaev: Ministrat do të zgjidhen nga kryeministri i ri

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 19:28 | Ballkani
Marrëveshja me Alternativën, Zaev: Ministrat do të zgjidhen nga

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, konfirmoi edhe njëherë se do të largohet nga postet politike që mban.

Pavarësisht forcimit të maxhorancës parlamentare, pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me partinë shqiptare Alternativa, ai pohoi se nuk do të jetë në drejtim të qeverisë së re.

Zaev tha se ministrat dhe zëvendësministrat e rinj do të zgjidhen në kuvend nga kryeministri i ardhshëm.

Emri i kryetarit të ri të LSDM, që me shumë gjasë do të jetë dhe kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, do të zgjidhet më 12 dhjetor.

“Ditët e mia janë të numëruara”, u shpreh Zaev duke konfirmuar dorëheqjen nga funksionet politike dhe shtetërore. Ndërkohë, Alternativa do të ketë 3 ministra në qeverinë e ardhshme, mes tyre atë të shëndetësisë. Do të ketë dhe 3 zëvendësministra dhe rreth 40 drejtori. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani