Moti i keq përfshin vendin, reshje të dendura shiu dhe ulje e temperaturave
Vendi është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë, të cilat vijojnë, deri vonë pasdite, kur reshjet pakësohen në veri dhe zonat qendrore, por mbeten mesatare në lindje dhe lokalisht intensive në juglindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes, por rënie me 2°C sjell mesdita, ndërsa dy vlerat ditore luhaten nga 2 në 15°C.
Era do të vijojë të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor duke aktivizuar në bregdet dallgëzim 4-5 ballë; në mbrëmje era dobësohet ndjeshëm duke marrë drejtim lindor.