Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi

Publikuar më: 7/12/2021, ora 13:54
aksident 2 1280x720

Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi

Publikuar më: 7/12/2021, ora 13:54

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen, ka ndodhur përgjatë aksit rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja e  rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Mengël, aty ku për shkaqe ende të papërcaktuara, mjeti i drejtuar nga shtetasi R.M ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Vendngjarja e aksidentit

Viktima ka humbur jetën në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.