Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I zhgënjyer nga “France Football”, Lewandowski: Tani nuk e dua më Topin e Artë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 10:32 | Futboll
I zhgënjyer nga “France Football”, Lewandowski: Tani nuk e dua

Një javë pasi Leo Messi fitoi Topin e Artë, vjen edhe reagimi i Robert Lewandowskit, lojtarit të Bayern të cilin shumë e shikonin si favoritin kryesor për këtë çmim.

Në një intervistë për polaken “Kanale Sportowym”, sulmuesi shpjegoi se çfarë ndjeu kur doli në vend të dytë në votime: “Nuk e mohoj, u trishtova. U ndjeva i pafuqishëm. Isha shumë pranë fitores. Sigurisht që e respektoj Messin dhe atë që ka arritur ai në karrierë. Vetëm fakti që isha në garë me të tregon nivelin që kam arritur unë. Por, u trishtova shumë. Fatmirësisht, nuk kishim ndeshje në mesjavë pas ceremonisë”.

https://a2news.com/2021/11/29/zbulohet-fituesi-i-topit-te-arte/

Pasi mori çmimin, Leo Messi i kërkoi revistës “France Football” që Topin e Artë të vitit 2020, që nuk u dha për shkak të pandemisë, t’ia jepte polakut. Por, Lewandowski tha se tani nuk e do më atë vlerësim.

https://a2news.com/2021/11/29/kerkesa-e-messit-per-france-football-topin-e-arte-duhet-tia-jepni-edhe-lewandowskit/

“Do më pëlqente shumë nëse fjalët që tha Messi do të ishin të sinqerta. Por, tani nuk më intereson më Topi i Artë”, tha Lewandowski.

https://a2news.com/2021/12/04/topi-i-arte-zbulohen-shtete-qe-i-dhane-fitoren-messit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë