Mot i ftohtë dhe me reshje, temperaturat ulen në -2 gradë

Publikuar më: 7/12/2021, ora 07:00

Mot i ftohtë dhe me reshje, temperaturat ulen në -2 gradë

Publikuar më: 7/12/2021, ora 07:00

Mëngjesi i kësaj të marte, vjen i ftohtë me reshje të pakta shiu në bregdet dhe zonat e ulëta, por me dëborë në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës, përmirëson motin në veri dhe qendër, ndërsa jugu mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore deri afër mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit ulen me 3-4°C në të dyja vlerat ditore të cilat do të luhaten nga -2 në 11°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë e det me drejtim verior, gjatë gjithë ditës, përjashtuar brigjet jugore të cilat mbeten me erë deri të fortë dhe dallgëzim rreth 4 ballë deri në mesditë.