Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Moti i keq dëmton rrjetin elektrik, pa energji 5 fshatrat e Memaliajt

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 13:33 | Aktualitet
Moti i keq dëmton rrjetin elektrik, pa energji 5 fshatrat e Memaliajt

Fshatrat e Memaliajt janë në terr të plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Burime zyrtare konfirmojnë se energjia mungon në fshatrat Buz, Kalemaj, Bader, Xhafaj dhe Kurtjez pjesë e Njësisë Asministrative Buz-Bashkia Memaliaj.

Ndërkohë korrenti mungon edhe në Njësinë Administrative Qendër-Memaliaj dhe në fshatin  Kashisht.

Problemet kanë ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës për shkak të kohës së keqe. OSHEE Gjirokastër po punon për riparimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë