Mot i ftohtë dhe i kthjellët
Dita e kësaj të mërkure fillon e ftohtë, por e kthjellët në të gjithë vendin ku temperaturat e mëngjesit luhaten nga -5 në 6°C.
Mesdita vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, por sërish mbetet e ftohtë.
Temperaturat e mesditës luhaten nga 6 në 13°C.
Era do të fryjë veriore dhe e lehtë në pjesën më të madhe të ditës, por mbrëmja sjell forcim të erës në detin Jon dhe drejtim jugor të saj.