Mot i keq në vend, pasdite priten rrebeshe shiu dhe stuhi

Publikuar më: 9/12/2021, ora 07:04

Mot i keq në vend, pasdite priten rrebeshe shiu dhe stuhi

Publikuar më: 9/12/2021, ora 07:04

Kthjellime dhe alternime vranësirash mbizotërojnë të gjithë vendin, deri afër mesditës, kur reshje të pakta shiu shfaqen në gjysmën perëndimore.

Pasditja dhe mbrëmja, fuqizojnë vranësirat duke prodhuar rrebeshe shiu e stuhi afatshkurtra në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten me rreth 4°C në të dyja vlerat ditore, të cilat do të luhaten nga -2 në mbi 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, gjatë gjithë ditës, nga drejtimi jugor dhe për pasojë në bregdet dhe det të hapur pritet dallgëzimi respektiv 4 dhe 6 ballë.