“Rreziku që bërtet”, tonelata uji mbi tarracat e pallateve në Elbasan

Publikuar më: 9/12/2021, ora 15:14

“Rreziku që bërtet”, tonelata uji mbi tarracat e pallateve në Elbasan

Publikuar më: 9/12/2021, ora 15:14

Mungesa e një shërbimi natyrisht që sjell një seri pasojash të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Dhe nga ana tjetër, sigurimi i këtij shërbimi me mjete të tjera ka kostot dhe pasojat e veta. Fakti më domethënës për këtë janë depozitat e ujit në tarracat e pallateve në qytetin e Elbasanit.

Mosfurnizimi si duhet i popullatës me ujë të pijshëm i ka shtyrë ata të vendosin depozita nga 500 deri në 1 mijë litërshe në tarracat e pallateve. Dhe aktualisht thuajse të gjithë pallatet e kohës së monizmit mbajnë mbi vete disa dhjetëra tonelata ujë të vendosura në mënyrë artizanale nga vetë banorët dhe të pacertifikuara për rezistencën e tyre dhe efektin që shkaktojnë në tarracat e pallateve.

Rrezikun e pranojnë edhe vetë banorët. E ndërsa vetë banorët pranojnë të rrezikojnë për të siguruar ujë në banesat e tyre, inxhinierët e Bashkisë së Elbasanit nuk japin asnjë reagim se si do të zgjidhet kjo problematikë, ndërsa çdo ditë bombat me ujë mbajnë gjithmonë rrezik për banorët.