Nikaragua ndërpret lidhjet me Tajvanin në favor të Pekinit, reagon SHBA

Publikuar më: 10/12/2021, ora 07:28
taivcn 1280x720

Nikaragua ndërpret lidhjet me Tajvanin në favor të Pekinit, reagon SHBA

Publikuar më: 10/12/2021, ora 07:28

Nikaragua është bërë vendi i fundit që ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin në favor të Kinës. Vendimi u vlerësua gjerësisht nga Kina, e cila kërkon që çdo vend që dëshiron marrëdhënie diplomatike me të duhet të ndërpresë lidhjet ekzistuese me Taipein.

Por Departamenti i Shtetit i SHBA-së kritikoi vendimin, duke thënë se ai nuk pasqyronte vullnetin e popullit të Nikaraguas, sepse qeveria e saj nuk zgjidhej lirisht.

Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje vendeve demokratike që të rrisin lidhjet e tyre me Tajvanin.

“Ne inkurajojmë të gjitha vendet që vlerësojnë institucionet demokratike, transparencën, sundimin e ligjit dhe promovimin e prosperitetit ekonomik për qytetarët e tyre, të rrisin lidhjet me Tajvanin”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Tajvanit, shprehu keqardhje të madhe për lëvizjen e Nikaraguas për të njohur Kinën në kurriz të Taipeit.

“Me keqardhje të madhe i ndërpresim marrëdhëniet diplomatike me Nikaraguan, miqësia e gjatë dhe bashkëpunim i suksesshëm për të mirën e popujve të të dy vendeve janë injoruar nga qeveria Ortega”, thuhet në një deklaratë, sipas së cilës Tajvani, “ka qenë gjithmonë një mik i sinqertë dhe i besueshëm, duke punuar gjatë për të përmirësuar zhvillimin e Nikaraguas”.

Taipei e sheh numrin e vendeve me të cilat ka marrëdhënie zyrtare diplomatike të reduktuar në 14, duke përfshirë edhe Vatikanin e vetëm në Evropë.